Atletiko Madridi pasuesin e Grizman e gjen te Ajaksi!

Paraqitjet e mira të David Neres këtë sezon me Ajaksin si në kampionatin holandez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Nëse fillimisht për sulmuesin brazilian ishin Barcelona apo Real Madrid që bënë një sondazh, tashmë interesimi për të është konkret dhe pikërisht nga një klub tjetër spanjoll.

Bëhet fjalë për Atletiko Madridin, skuadër kjo që thuajse është më se e sigurtë se sezonin e ardhshëm nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin francez, Antuan Grizman, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te Barcelona.

Pasuesin e tij, Atletiko Madridi e ka gjetur te Ajaksi, dhe ai është David Neres, i cili me kampionët e Holandës është i lidhur deri në qershorin e vitit 2022.

Leave a Reply