Poketino: Ishim të pafat, por duhet të ndihemi krenar!

Në fund të finales së humbur kundër Liverpulit, trajneri i Tottenhamit Maurisio Poketino dha një intervistë për mikrofonin e “Rai” dhe i uroi djemtë e tij, pavarësisht humbjes:

“Ne duhet të ndihemi shumë krenarë për punën tonë, në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, nuk është e lehtë të luash kundër një skuadre që po ecën kaq mirë, e filluam finalen nën presionin e rezultatit 1-0, ishte një situatë e vështirë, por ne jemi krenar për tifozët dhe ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen”, ka thënë Poketino.

Leave a Reply