Hysaj: Goli? Gabim i pafalshëm, duhej të fitonim!

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ishte dukshëm i mërzitur pas humbjes 1-0 në Islandë. Për Supersport dhe RTSH ai deklaroi: “Patëm raste, luajtëm mirë dhe për fat të keq nuk i shfrytëzuam rastet. Ishte edhe një rast ku duhej dhënë penallti në favorin tonë, më vjen keq, sepse kështu humben ndeshjet. Na vjen shumë keq, kishim punuar mirë këtë javë dhe mund të fitonim.

“Goli? Gabim i pafalshëm, nuk mund ta pësonim ashtu, ishim 5 mbrojtës kundër një. Duhet t’i rregullojmë këto gabime, sepse kështu na ikin pikë të rëndësishme. Me pak kujdes, evitonim atë gol dhe shënonim ne, janë detaje të vogla dhe vendimtare.

“Mbrojtës i djathtë, në pozicion të avancuar? U ndjeva mirë, nuk pata problem. Luajtëm mirë të gjithë, duhet të vazhdojmë kështu, duke rregulluar disa gjëra të vogla.

“Rasti i humbur? Nuk kam as fat, po e provoj prej vitesh, edhe portieri ishte pozicionuar mirë.

“Duhet të vijojmë kështu, me këtë lojë dhe bindje, llogaritë do bëhen në fund”.

Leave a Reply