Besir Alili superior, kualifikohet në gjysmëfinale të Europianit për kadetë

Lajme të shkëlqyeshme vazhdojnë të vijnë nga Faenza e Italisë, aty ku mundësi i KM Liria, Besir Alili arriti që të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 48 kg.

Nënkampioni aktual i Europës, Besir Alili në çerekfinale mundi Andrei Vitan nga Moldavia, me rezultatin e ngushtë 12-10. Edhe pse mundësi shkupjan kishte dizavantazh prej 0-9, në fund duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe përgatitje fizike e psiqike të jashtëzakonshme, i’a doli të eliminojë moldavezin.

Falë kësaj fitore Alili me plotë meritë u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë së tij, me ç’rast në seancën e pasditës e cila do të nis në orën 17.30, për një vend në finalen e madhe do të takohet me gjeorgjianin, Luka Gugeshashvili.

Ne rast fitoreje, për Alilin do të ishte kjo finalja e dytë e njëpasnjëshme në kuadër të një Kampionati Europian në mundje.

Leave a Reply