Milani transferon mesfushorin e Lacios

Milani është shumë afër transferimit të mesfushorit të Lacios, Lukas Bilja, njofton “La Repubblica”, përcjellë “infOSport.mk”.

Të dyja klubet janë dakorduar për transferimin e argjentinasit 31-vjeçar, për shërbimet e të cilit “rossonerët” do paguajnë 18 milion euro, plus 4 milion bonuse.

Bilja me Milanin do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 2.5 milion euro. Bilja pjesë e Lacios është që nga viti 2013-të, duke regjistruar plotë 133 ndeshje dhe 16 gola.

Leave a Reply