PSZH dhe Dortmundi arrijnë marrëveshje për Obamejang

Paris Sen Zhermeni dhe Borusia e Dortmundit kanë arritur marrëveshje për super transferimin e yllit të “milionerëve”, Pier Emerik Obamejang drejt Parisit.

Sipas mediave franceze shuma e transferimit të sulmuesit gabonez kap shifrën e 70 milion eurove, ndërsa Obamejang te PSZH-ja do të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Obamejang në 189 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë ka realizuar 120 gola, ndërsa sezonin që sapo u mbyll ai realizoi 31 gola, duke u shpallur edhe si golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit gjerman.

Leave a Reply