Shkëndija aventurën evropiane e fillon me 29 qershor

Shkëndija e Tetovës është e vetmja skuadër shqiptare nga elita që këtë verë do të luajë në garat evropiane. “Kuqezinjët” ndeshjen e parë në eliminatoret e Liga Evropës do ta kenë me 29 qershor, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajnë me 6 korrik.

Sipas kalendarit, raundi i dytë i Liga Evropës është përcaktuar me 13 dhe 20 korrik, ndërsa i treti do të luhet me 27 korrik dhe 4 gusht.

Faza e plej of-it do të sërish do të zhvillohet me 17 dhe 24 gusht. Shorti për xhiron e parë dhe të dytë në fazën e eliminatoreve do të hidhet me 19 qershor.

Kujtojmë që përveç Shkëndijës, në eliminatoret e Liga Evropës do të luajnë edhe Pelisteri dhe Rabotniçki.

Leave a Reply