Vjen goditja e rradhës e Milanit, transferon edhe Rodrigezin

Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e zviceranit të Volfsburgut, Rikardo Rodrigez.

Skuadra milaneze do ti paguaj skuadrës gjermane 15 milion euro, edhe pse shuma e përgjithshme për mbrojtësin e majtë mund të arrijë deri në 18 milion euro, përfshirë këtu bonuset që janë paraparë, mirëpo që gjithnjë varen nga paraqitjet e vetë futbollistit me fanellën “kuq e zi”.

Rodrigez në Milano do të arrijë javën e ardhshme, kur edhe do të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, që më pas edhe të firmos kontratën.

24-vjeçari Rodrigez sezonin e fundit me Volfsburgun në Bundesligë regjistroi 27 ndeshje, dy gola dhe tre asistime.

Leave a Reply