Kesie kalon me sukses vizitat mjekësore te Milani 

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesie ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te skuadra e Milanit. Mesfushori në këtë mënyrë  ka bërë hapin e fundit për të kompletuar transferimin e tij te skuadra “kuq e zi”, që e ka nisur vrrulshëm merkaton e verës, e cila ende nuk ka filluar zyrtarisht.

Tashmë mbetet vetëm që Kesie të hedh firmën e tij mbi kontratë dhe të bëhet zyrtarisht pjesë e Milanit për sezonin e ri.

Kesie që mbronte ngjyrat e Atalantas,  është futbollisti i dytë që transferohet nga ana e drejtuesve të Milanit, pas Mateo Musakios,  i cili në “San Siro” erdhi nga Viljareali.

Si duket Milani me pronarët e rinj kinez do funksionojë më ndryshe, ndërsa hapat e parë që po bëjnë ata, japin shpresa se dalë nga dalë po na rikthehet Milani europian.

Leave a Reply