Menaxheri dibran Qormemeti vjen me një super transferim

Shkumbin Qorrmemeti është një nga menaxherët më të suksesshëm shqiptarë.

Menaxheri i njohur nga Dibra e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar arritjen e një super transferimi, atij të Ezekuel Ponce të Romës, i cili me ndërmjetësim të Qormemetit u transferua te Spartaku i Moskës në Rusi.

Argjentinasi 22-vjeçar pjesë e Romës është që nga viti 2015-të, mirëpo në pamundësi për të siguruar hapësirën e duhur te “Ujkesha romake” ao në vazhdimësi është huazuar nëpër skuadra tjera.

Sezonin e kaluar Ponce luajti në elitën e futbollit grek me ekipin e AEK-ut, ndërsa gjatë karrierës së tij në Europë ka luajtur edhe në Spanjë me Granadën dhe në Francë ne Lilën.

Leave a Reply