Besir Alili sërish shkruan historinë, kualifikohet në finale të KE për kadetë

Besir Alili ka shkëlqyer edhe luftën gjysmëfinale në kuadër të Europianit në mundje për kadetë, teksa mundi gjeorgjianin, Luka Gugegashvili, njofton “infOSport.mk”.

Në duelin gjysmëfinal në kategorinë deri me 48 kg, Alili edhe njëherë tjetër ishte fenomenal, duke e mundur kundërshtarin e tij nga Gjeorgjia, Luka Gugegashvili me rezultatin 6-2 dhe dush në çastet e fundit të luftës.

Në finalen e madhe që në program është gjatë ditës së nesërme, shkupjani Alili do të përballet me armenin Harutyun Hovhannisyan.

Leave a Reply