Dukagjini i Xhengis Rexhepit prezanton përforcimet e para

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, KF Dukagjini, që në sezonin e ri 2019/2020 do të udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi, ka bërë edhe prezantimet e para të futbollistëve të rinj, me të cilët do të pretendojë të ketë një paraqitje shumë të denjtë në Ipko Superligë, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e kësaj skuadre, gjithnjë në koordinim me trajnerin Rexhepi këtyre ditëve kanë bërë edhe dy përforcimet e para, duke firmosur me Elton Basriun dhe Ilir Mustafën.

Qendërmbrojtësi Basriu vjen nga rradhët e Trepça ’89, ndërkohë më parë kishte veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit në Kosovë, ndërsa në vendlindjen e tij në Shqipëri kishte luajtur me Kamzën dhe Elbasanin.

Sa i përket Ilir Mustafës, ky i fundit vjen nga skuadra prizrenase e Lirisë, për të cilën skuadër sezonin e kaluar nga gjithsej 33 ndeshje, zhvilloi 30-të, edhe atë në të gjitha nga 90-të minuta.

Ditëve në vijim priten edhe disa përforcime të reja, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të jetë edhe nga Maqedonia.

Leave a Reply