Llapi prezanton një brazilian, gati firma edhe me një portier polak!

Drejtuesit e Llapit gjatë ditës së sotme kanë bërë goditjen e rradhës në merkaton e kësaj vere, duke prezantuar brazilianin Bruno Arrabal, njofton “infOSport.mk”.

Braziliani 27-vjeçar vjen nga rradhët e Kamzës, për të cilën skuadër sezonin e fundit zhvilloi gjithsej 24 ndeshje, 21 prej të cilëve në Superligë.

Arrabal luan si mesfushor difenziv, ndërsa para se të vinte në Shqipëri te Kamza, ai luante edhe në Qipro me skuadrën e Etnikos Ahna.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, sa u përket transferimeve të reja te Llapi. Sipas asaj që raporton “Gazetasheshi.com”, skuadra nga Podujeva është në bisedime të avansuara edhe me portierin polak, Piotr Gorczyca.

Bëhet fjalë për një portier 21-vjeçar, që së fundmi është pjesë e Olimpia Zambroë, skuadër kjo që garon në ligën e tretë polake, ndërsa gjithashtu i njëjti ka pasur një aventurë të shkurtër edhe në Gjermani te skuadra e Hassen Kassel. Sipas të njëjtit burim marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet zyrtarizimi i tij gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply