FC Shkupi nuk ndalet, Sabit Bilali emri i ri që firmos me “bardhekaltërit”

Ish futbollisti i Shkëndijës, Sabit Bilali, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P, prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Bilali sezonin e fundit me fanellën e skuadrës nga Gjorçe Petrovi regjistroi 33 ndeshje nga gjithsej 36, duke qenë një ndër më të merituarit për sukseset e Makedonija GJ.P, që edicionin e kaluar arriti deri në finalen e Kupës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu arritën të sigurojnë një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Sabit Bilali karrierën e tij e kishte filluar te Renova, për të kaluar më pas te skuadra e të rinjëve të Dinamo Zagreb, nga e cila skukadër në vitin 2016-të ishte transferuar në Gjermani te skuadra e FSV 63 Luckenëalde, për tu rikthyer në Maqedoni te Shkëndija janarin e vitit 2018-të.

Te kampionët e Maqedonisë pati një aventurë shumë  të shkurtër, për tu transferuar te Gostivari, nga e cila skuadër verën e vitit 2018-të u transferua te Makedonija GJ.P.

Leave a Reply