Ylli i Verder Bremenit transferohet te gjigandët e Stambollit

Golashënuesi më i mirë i Verder Bremenit sezonin e fundit, Maks Krushe sezonin e ri futbollistik do të luaj në Superligën e Turqisë. Krushe ishte një futbollistë i lirë pasi i përfundoi kontrata me Verder Bremenin, ndërsa më të shpejtë në këtë rast u treguan drejtuesit e Fenerbahçes, që arritën të bindin bashkëlojtarin e Milot Rashicës për të pranuar ofertën e tyre.

Krushe bashkë me Rashicën sezonin e fundit ishin ndër dy futbollistët më të dalluar te Verder Bremeni, skuadër  kjo që në fund u pozicionua në vendin e 8-të. Krushe në 32 paraqitje kishte realizuar 11 gola dhe kishte asistuar në 9 të tjerë, ndërsa Rashica ishte ndalur në shifrën e 9 golave të shënuar.

Për ish-sulmuesin e Volfsburgut dhe Menhengladbahut interes kishin shfaqur edhe Bajern Munihu, Interi dhe Totehnami, por gjermanin e kishte bindur projekti i klubit turk.

Leave a Reply