Reagon ish-trajneri i Dritës, u ndamë shkaku i mosmarrëveshjeve

Pas lajmit të drejtuesve të Dritës së Bogovinës për konfirmimin e Dashmir Bearit si trajner i ri dhe ndarjes me tanimë ish-trajnerin Ardian Imeri, vjen reagimi i këtij të fundit.

Sipas Imerit, ndërprerja e bashkëpunimit nuk ka ardhur për shkak të arsyeve të cekura nga drejtuesit e KF Drita, “shkaku i nevojës së një tekniku me liçencë adekuate, por edhe përvojës që kërkon ky nivel garimi”.

”Duke parë atë që thuhet në lajmin ku potencohen arsyet e largimit tim nga KF Drita, ndjehem i thirrur të reagoj publikisht pasi përmendet drejtëpëdrejtë emri im. Me përgjegjësi të madhe ju bind se ajo që thuhet është e pavërtetë dhe ndarja nuk erdhi si pasojë e gjërave të potencuara nga drejtuesit e klubit. Me keqardhje është dashur të largohem nga klubi, shkaku i mosmarrëveshjeve me drejtuesit edhe pse punova me ekipin 1 muaj të fazës përgatitore. Kuptoj se në sport ndarjet janë normale, por s’është korrekte të mbrosh veten duke shkelur autoritetin e tjerëve”, – shprehet Ardian Ismaili, i cili udhëhoqi KF Drita në rikthimin në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply