Lorik Cana me poste të rëndësishme te Shkëndija!

Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme i dha lamtumirën Europës, pasi u eliminua nga kampionët e Luksemburgut, Dudelanzh, në kuadër të raundit të dytë eliminatorë  të Liga Europa.

Është ky një lajm i hidhur për tifozët e Shkëndijës, mirëpo sipas asaj që raporton portali “Shqipmedia”, së shpejti te skuadra tetovare pritet të ketë ndryshime të mëdha. Sipas këtij burimi Lorik Cana do të marrë nën administrim klubin e Shkëndijës dhe do të përgatitë atë drejt rrugës evropiane në të ardhmen.

Lorik Cana do të jetë kryetar i klubit dhe njëkohësisht drejtor sportiv i Shkëndijës së Tetovës, mëson jozyrtarisht portali Shqipmedia.

Ky lajm pritet që të bëhet zyrtarë Brenda kësaj jave.

Leave a Reply