Shkëndija u eliminua nga Liga Europa (VIDEO)

Shkëndija i ka dhënë fund aventurës europiane, pasi sot nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 në transfertën në Luksemburg ndaj Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija ishte më kërkuese në këtë përballje, mirëpo tentativat e tyre nuk dhanë rezultatin e duhur.

Gjithçka interesante në këtë ndeshje ndodhi në 15 minutat e fundit të takimit, kur u shënuan që të dy golat, ndërsa u regjistruan edhe 3 kartonët e kuq për futbollistët e Shkëndijës.

Dudelanzh avansoi falë golit të Delgados

Dudelanzh avansoi falë golit të DelgadosDUDELANZH – SHKENDIJA 1:0(R. Delgado 78')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 юли 2019 г.

Rikardo Delgado në minutën e 78-të me kokë shënoi në rrjetën e Zahov pas një harkimi nga rivënja e këndit, ndërsa golin e barazimit “kuqezinjtë” e gjetën në minutën e 92-të, kur Agim Ibraimi shënoi nga gjuajtja e lirë.

Agim Ibraimi barazoi shifrat ndaj Dudelanzh

Agim Ibraimi barazoi shifrat ndaj DudelanzhDUDELANZH – SHKENDIJA 1:1(A. Ibraimi 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 юли 2019 г.

Po i njëjti futbollistë doli të jetë në qendër të vëmendjes edhe në minutat shtesë të takimit, kur nuk mundi dot të mbajë nervat, duke u kacafitur me arbitrin kryesor të takimit, i cili paraprakisht e kishte ndëshkuar direkt me të kuq Valmir Nafiun, që kishte ndalur një kundërsulm të Dudelanzh, ndërsa në minutën e 85-të po i njëjti i kishte treguar rrugën drejt xhveshtoreve edhe mbrojtësit, Visar Musliu.

Leave a Reply