Feronikeli i Ramadanit mundet edhe në ndeshjen e dytë ndaj Slovan Bratislavës 

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli, njëjtë sikurse edhe Shkëndija, mbylli që sot aventurën europiane, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” u mund nga Sllovan Bratislava me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo disfata e dytë, pas asaj në ndeshjen e parë në Bratislavë, kur skuadra drenase ishte mundur me rezultatin 2:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 4:1

i dha lamtumirën edhe Liga Europës.

Nga minuta e 19-të e ndeshjes kampioni i Kosovës ishte në disavantazh përballë sllovakve pas golit të realizuar nga Vernon De Marko, ndërkohë një gol tjetër në pjesën e dytë i shënuar nga David Holman i vuri kapakin kësaj sfide.

Krejt në fund te Feronikelil me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Mevlan Zeka, i cili në minutën e 60-të zëvendësoi mesfushorin strugan Besmir Bojku.

Leave a Reply