Agimi më i miri, por edhe më i “vështiri” (VIDEO)

Agim Ibraimi pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë të Shkëndijës gjatë ndeshjeve europiane  të këtij edicioni, megjithatë fundi nuk doli të jetë edhe shumë i mirë për numrin 10-të, të “kuqezinjëve”, pasi fare në fund në ndeshjen e së martës kundër Dudelanzh, i njëjti u ndëshkua me të kuq, shkruan “infOSport.mk”.

Përveç kësaj ai u eliminua me Shkëndijën nga garat e mëtutjeshme, duke mos ndihmuar dot skuadrën e tij të paktën për të përsëritur sukseset e tre viteve të fundit, kur kampionët e vendit arrinin deri në fazën “play-off” të Liga Europa.

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pak

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pakSi do e komentoni veprimin e Agim Ibraimit fare ne fund te takimit?

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 юли 2019 г.

Mbi të gjitha mënyra se si u ndëshkua me të kuq, le për të dëshiruar, pasi i njëjti u konfrontua me arbitrin kryesor të takimit, uellsianin Grifit, një gjest ky që ndoshta nuk e kishte pritur askush, posaçërisht nga një profesionist si Agim Ibraimi, i cili në këmbët e tij ka shumë ndeshje profesionale me skuadra të mëdha.

Ai profesionalizmin e tij, e mbi të gjitha cilësitë e tij të larta i dëshmoi edhe në 4 ndeshjet e Shkëndijës në Europë, kur shënoi të gjithë 4 golat e skuadrës tetovare, që tashmë gjithë vëmendjen do ta përqëndrojë në ndeshjet kampionale.

Agim Ibraimi barazoi shifrat ndaj Dudelanzh

Agim Ibraimi barazoi shifrat ndaj DudelanzhDUDELANZH – SHKENDIJA 1:1(A. Ibraimi 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 юли 2019 г.

Leave a Reply