Bajerni demolon Fenerbahçen e Muriqit (VIDEO)

Bajerni i Munihut regjistroi një rezultat tenistik 6:1 në përballjen gjysmëfinale të “Audi Cup” ndaj Fenerbahçes së Vedat Muriqit, shkruan “infOSport.mk”.

Në këtë përballje të zhvilluar në “Alianc Arena” në radhët e Fenerbahçes për 90 minuta luajti sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka fundi i pjesës së parë pati një rast shumë të volitshëm shënimi, mirëpo goditi vetëm jashtë kuadratit.

Sa i përket kronikës, “bavarezët” shënuan pesë herë vetëm në pjesën e parë me autorë Thomas Myller (2 gola, 1 me penalti), Sançez, Goretzka dhe Koman, ndërkohë gjatë pjesës së dytë Myler shënoi edhe golin e tretë personal dhe të 6-tin për Bajernin, teksa golin e nderit për skuadrën turke e realizoi përforcimi më i bujshëm i tyre, Maks Krushe.

Në finalen e madhe të këtij edicioni të turneut “Audi Cup”, Bajerni do të përballet me Totenhamin, skuadër kjo që në gjysmëfinalen e parë me rezultatin minimal 1:0 mundi Realin e Madridit. Golin e vetëm për “spërsat” në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Hari Kejn.

https://www.youtube.com/watch?v=vq0Jitk_nw8

Leave a Reply