Ndodh edhe kjo në Kosovë, plasin grushtat në miqësoren Rahoveci-Bashkimi!

Ndeshja miqësore mes dy skuadrave kosvare, Rahovecit dhe Bashkimit, ka përfunduar para kohe për shkak të një sherri masiv mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Futbollistët e Bashkimit, e kishin marrë ndeshjen më seriozisht se sa duhet, duke qenë të ashpër që nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 60-të, të takimit, kur rezultati ishte 3:0 në favor të vendasve, futbollistët e Bashkimit kanë reaguar ashpër duke krijuar rrëmujë, pas së cilës plasi edhe grushti, me ç’rast arbitri kryesor, Zymer Elshani është detyruar të ndërpresë ndeshjen.

Leave a Reply