Zyrtarizohet kalendari i javës së 6-të në LPFM

Java e 6-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet brenda një dite, edhe atë gjatë ditës së mërkurë, kur në program do të jenë të gjitha 5 ndeshjet, njofton “infOSport.mk”.

Gjithsej 3 derbi lokal do të prodhojë kjo javë, e ku pa dyshim vëmendjen kryesore do të tërheqin ndeshjet në Çair, ku mejdanin do të ndajnë FC Shkupi dhe Vardari, dy rivalë të vjetër, si dhe derbi shqiptarë i Tetovës, midis Renovës dhe Shkëndijës.

Derbi i tretë lokal do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, ku Rabotniçki do të mirëpret skuadrën nga lagjja e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P.

Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i liderit aktual, Akademia Pandev, ndërkohë në Kratovë, Sileksi do të luaj kundër Borecit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në ora 15:30.

LPFM – JAVA VI

FC Shkupi 18.09 (15:30h)

Vardari

Renova 18.09 (15:30h)

Shkëndija

Rabotniçki 18.09 (15:30h)

Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum 18.09 (15:30h)

Ak. Pandev

Sileksi 18.09 (15:30h)

Boreci

Leave a Reply