Tërmeti tmerron futbollistët, shikoni si është çarë stadiumi “Selman Stërmasi” (Foto)

Tërmeti në të gjithë Shqipërinë ka trembur njerëzit, por ka shkaktuar edhe shumë dëme, përfshirë këtu edhe stadiumin “Selman Stërmasi”, që priti sot ndeshjen e javës së 5-të midis Partizanit dhe Bylisit, njofton “infOSport.mk”.

Disa foto  të siguruara nga gazetari i “Panorama Sport” sjellin dëmet nga muret e dëmtuara, që kanë shkaktuar panik edhe tek tifozët e gjendur aty.

Ndryshe ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 1:1. Një autogol i Peposhit bëri që Partizani në minutën e 72-të, të kalojë në epërsi, teksa golin e barazimit skuadra ballshiote e gjeti në minutën e 3-të shtesë të takimit, kur Ntefe shënoi për 1:1.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu falë golit të Blerim Krasniqit mundi Teutën e Durrësit minimalisht 1:0.

Leave a Reply