Shevçenko zëvendëson Xhiampaolon te Milani!

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, e që pa dyshim do të gëzojë shumë tifozët e Milanit. Stoli i trajnerit aktual, Marko Xhiampaolo është në rrezik, ndërsa “rastësisht” trajneri i Ukrainës dhe legjenda e klubit kuqezi, Andrij Shevçenko, sonte do të jetë në Milano.

Ai ka udhëtuar me preteksin e ndeshjes ndërmjet Atalantës dhe Shakhtarit për Ligën e Kampionëve, por “Gazzeta Dello Sport” shkruan se arsyeja është krejtësisht tjetër. Sheva me shumë mundësi do të takohet me Maldinin dhe Bobanin për të folur në lidhje me mundësinë e marrjes së stolit nga ana e tij.

Xhiampaolo ka 4 humbje në 6 ndeshjet e para dhe drejtuesit, pavarësisht se e mbrojnë nuk kanë më besim tek ai.

Sheva është një emër që preferohet shumë nga tifozët milanez që kanë kujtime të mëdha me legjenden e tyre të klubit.

Ai aktualisht po udhëheq kombëtaren e Ukrainës, edhe atë me mjaft sukses, teksa në eliminatoret për Europianin e vitit  2020 ukrainasit po udhëheqin bindshëm grupin B me 13 pikë, 5 pikë më shumë se Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Leave a Reply