Gjoka zhvillon stërvitjen e parë me Shkëndijën

Shefi i ri i stafit teknik të Shkëndijës, Ernest Gjoka tashmë ka nisur punën me “kuqezinjtë” nga Tetova, duke zhvilluar pasditën e sotme seancën e parë stërvitore.

Tekniku tiranas është njoftuar për së afërmi me futbollistët dhe menjëherë i janë përveshur punës për të pretenduar të kthejnë planet në vepra.

Trajneri i ri do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht pauzën ndërkombëtare për tu njohur sa më mirë me grupin, megjithëse pjesën më të madhe të kësaj periudhe do të jetë pa shërbimet e reprezentuesve Egzon Bejtullai, Marjan Radeski, Arbin Zejnualli dhe Leard Sadriu.

Leave a Reply