LPFM, të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në një ditë

Faza e dytë kampionale e ndeshjeve në elitën e futbollit vendor do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 11-të, që në program janë në mesjavë, raporton “infOSport.mk”.

Që të gjitha 5 ndeshjet do të zhvillohen në një ditë, të mërkurën me fillim në ora 14:30.

Renditja tabelare ne LPFM pas 10 xhirove. Shih ne cilen pozite ndodhet skuadra e juaj e zemres?

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 21 октомври 2019 г.

Bazuar në renditjen momentale, ndeshja që pritet të sjellë më shumë paqartësi do të jetë ajo në Strumicë, midis Akademia Pandevit dhe Makedonija GJ.P. Bëhet fjalë për skuadrën e dytë dhe të tretë në tabelën e klasifikimit dhe njëherit dy skuadrave të fundit finaliste të Kupës.

Interesante gjithashtu pritet të jetë edhe përballja në Çair, mes dy njohësve të vjetër, FC Shkupit dhe Rabotniçkit, lideri aktual, Vardari në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Borecin, teksa kampionët në fuqi të Shkëndijës do të jenë nikoqir të Sileksit.

Ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo midis Struga Trim Lum dhe Renovës, dy skuadra këto që udhëhiqen nga dy strateg mjaft ambicioz të të njëjtit qytet.

LPFM – Java XI

FC Shkupi 23.10 Rabotniçki
Shkëndija 23.10 Sileksi
Struga TL 23.10 Renova
Vardari 23.10 Boreci
Ak.Pandev 23.10 Makedonija GJ.P

Leave a Reply