Ja si duket renditja tabelare pas 10 xhirove në LPFM

Fundjava në futbollin elitar vendor solli me vete ndeshjet e javës së 10-të. Kampionët në fuqi të Shkëndijës, edhe me trajnerin e ri Ernest Gjoka nuk arritën të gjejnë fitoren, ndërsa Vardari nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë “kuqezinjtë” nga Shkupi vazhdojnë të kryesojnë renditjen me 21 pikë, po aq sa ka edhe Akademia Pandev në pozitën e dytë, skuadër kjo që mundi Shkëndijën në Tetovë.

Renditja tabelare ne LPFM pas 10 xhirove. Shih ne cilen pozite ndodhet skuadra e juaj e zemres?

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 21 октомври 2019 г.

Pas tyre me 5 pikë më pak në pozitën e 3-të ndodhet Makedonija Gj.P., për të vijuar më pas dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi dhe Renova me nga 13 pikë.

Sileksi me 12 pikë mban pozitën e 6-të, Shkëndija ndodhet në pozitën e 7-të me 11 pikë, po aq sa kanë në pozitat 8 dhe 9 Struga Trim Lum dhe Boreci, ndërkohë fenerin mban Rabotniçki me vetëm 10 pikë të tubuara.

LPFM – Renditja Tabelare
# Ekipi Nd. F. B. H. G-av. Pikë
1. Vardari 10 6 3 1 13:4 21
2. Ak.Pandev 10 6 3 1 10:2 21
3. Makedonija GJ.P 10 4 4 2 13:8 16
4. FC Shkupi 10 3 4 3 10:9 13
5. Renova 10 4 1 5 8:13 13
6. Sileksi 10 4 0 6 12:13 12
7. Shkëndija 10 3 2 5 8:7 11
8. Struga Trim Lum 10 3 2 5 10:16 11
9. Boreci 10 3 2 5 9:16 11
10. Rabotniçki 10 3 1 6 8:13 10

 

 

 

Leave a Reply