Statistikat mbresëlënëse të Vedat Muriqit në këtë vit

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës këtë verë u transferua te skuadra turke nga rradhët e Rizespor.

Gladiatori i “Dardanëve” ka shënuar edhe një herë golin e fitores për Fenerbahçen ndaj Denizlispor, derisa ndeshja përfundoi 2:1 në favor të skuadrës nga “Shukru Saraçogllu”.

Statistikat e Muriqit në këtë vit kanë qenë vërtetë për t’u befasuar: Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 41 paraqitje deri më tani në këtë vit për klubin dhe përfaqësuesen e Kosovës, duke arritur të shënojë 25 gola dhe 8 asistime.

Leave a Reply