Eurogoli i Prelçeç që i siguroi 3 pikë Borecit të pamposhtur në Veles (VIDEO)

Boreci është një ndër dy skuadrat e vetme në futbollin elitar në vend që nuk ka pësuar disfatë në ndeshjet si vendas, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Velesi në 6 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 4 fitore dhe 2 barazime, edhe atë përballë skuadrave si Vardari dhe Rabotniçki, teksa kishte mundur skuadrat si Shkëndija, Struga Trim Lum Shkupi dhe Akademia Pandev.

Eurogol i kroatit Prelçeç, Boreci avanson ndaj Ak.Pandev

Eurogol i kroatit Prelçeç, Boreci avanson ndaj Ak.PandevBORECI – AK. PANDEV 1:0(N. Prelçeç 80')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 октомври 2019 г.

Pikërisht kjo e fundit ishte viktimë e rradhës e Borecit, apo më mirë thënë kroatit Nikolla Prelçeç, një super sulmues i cili ka shënuar në të gjitha ndeshjet që skuadra e tij ka dalë fituese në Veles, ndërsa një gol tjetër kishte realizuar edhe në kuadër të javës së 5-të kundër Makedonija GJ.P në transfertë, kur Boreci kishte pësuar me shifrat 3:1.

Pra plotë 5 gola për sulmuesin 29-vjeçar, i cili te Boreci erdhi gjatë merkatos së fundit nga rradhët e skuadrës së ligës së dytë kroate, Luçko.

Leave a Reply