Pas largimit të Rexhepit, Dukagjini zyrtarizon shumë shpejt trajnerin e ri

Përmes një njoftimi për media, KF Dukagjini që garon në Superligën e Kosovës, e ka zyrtarizuarSeverin Elezajn në krye të shtabit teknik, pas largimit të strategut tetovar, Xhengis Rexhepi.

“Sot pas një takimi me kryesinë e klubit është arrritur një marrveshjë që zt.Elezaj të drejtoj përseri klubin tonë. Për disa vite pjesë e klubit tonë dhe gjatë kësaj kohë nuk munguan as sukseset, ai me klubin e Dukagjinit ishtë dy herë rradhazi ne barazh për superligë. Pas doreheqjes afër një vitë me parë rikthehet si kryetrajner ne klubin e qytetit ku edhe si futbollist ishtë aktive për shumë kohë”, – thuhet në njoftim.

Klinë, 28 Tetor 2019.Zyrtare; Severin Elezaj rikthehet si kryetrajner.Sot pas një takimi me kryesinë e klubit është…

Публикувахте от KF Dukagjini (Klinë) в Понеделник, 28 октомври 2019 г.

Ndërkohë ishte edhe vetë Rexhepi që kishte njoftuar për largimin e tij nga KF Dukagjini përmes një shkrimi në profilin e tij në “facebook”. Ai si arsye kryesore për largimin nga skuadra e KF Dukagjinit kishte potencuar rezultatet negative, ku edhe pse në pjesën më të madhe dërmuese skuadra e tij kishte qenë skukadër më e mirë, në fund rezultati kishte munguar.

Megjithatë siç shkruan edhe vetë Rexhepi, lojrat e mira, apo edhe shtyllat nuk mbahen mend, por vetëm rezultati final, i cili Dukagjinin pas 12 xhirove të para e kishte ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 7 pikë, apo 2 fitore dhe 1 barazim e 9 disfata.

 

Leave a Reply