Juventus Serava e ka seriozisht, 4 ndeshje, 4 fitore

Sezoni i ri në elitën e futsalit vendor po rezulton shumë pozitiv për skuadrën e Juventus Seravës, që po mbështetet tek forcat e reja, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhezi” nga Serava në kuadër të javës së katërt si mysafir me rezultatin 10:5 mundi Kratovën.

Të udhëhequr nga Xhelal Mjaku, që realizoi dy gola, lojtarët e rinj si Furkan Shabani, Jetlir Ibrahimi, Ersin Sulimani, Idriz Dardhishta, Osman Mustafa, morrën zemër, duke shënuar gjithsecili nga një gol, ndërsa në listën e golashënuesve gjithashtu u regjistruan edhe Agim Ramadani dhe Atila Jakupi.

Për Juventus Seravën ishte kjo fitorja e katërt nga po aq ndeshje, pasi paraprakisht skuadra shkupjane si mysafir kishte mundur Karadakun (7:5) dhe Mal Ajaksin (5:4), që në ndeshjen e javës së tretë si vendas të shënojë fitore 7:4 edhe ndaj Velesit.

Në kuadër të javës së 5-të, Juventus Serava, në teren vendas do të mirëpret Astibon.

Leave a Reply