Vëllazërimi nuk ka të ndalur, mund edhe Labunishtin

Skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës ka vijuar me rezultatet pozitive në Ligën e Dytë – Perëndim, teksa të shtunën si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Labunishtin, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ekipi strugan shihej si favorit para fillimit të takimit, gjërat në fushën e blertë treguan diçka tjetër, derisa ekipi kërçovarë falë golit të struganit Azdren Mena në minutën e 61-të në fund nga Struga u largua me 3 pikë të plota.

Ishte kjo ndeshja e katërt me rradhës që Vëllazërimi nuk dinë për disfatë (3 fitore dhe 1 disfatë), me ç’rast kjo skuadër tashmë me 20 pikë ndanë pozitën e parë me Pelisterin, të dyja skuadrat nga 20 pikë.

Leave a Reply