Jasir Selmani përfundon sezonin para kohe!!!

Për Jasir Selmanin sezoni aktual ka përfunduar që tani. Mesfushori i Renovës ka këutur ligamentet dhe i njëjti pritet të mungojë deri në 6 muaj, që don të thotë se sezoni 2019/2020 për të është e shkuar.

Selmani ishte dëmtuar që në ndeshjen e 4 tetorit ndaj Rabotniçkit në Shkup. Që nga ajo kohë ai iu është nënshtruar shumë kontrolleve, të cilat në fund konfirmuan më të keqen, këputjen e ligamenteve dhe mungesën e tij të gjatë nga fushat e futbollit.

Jasir Selmani pas një aventure që pati jashtë vendit dhe sezonin e kaluar te Gostivari, te Renova u rikthye gjatë merkatos së verës. Ai këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Xhepçishti u paraqit në 8 ndeshje kampionale.

Leave a Reply