Shkupi dhe Struga me përmbysje arrijnë deri tek fitoret, Vardari ndalet në Kratovë

Java e 16-të në elitën e futbollit vendor doli të jetë shumë interesante, derisa dy ndeshje u mbyllën me përmysje gjatë pjesës së dytë, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi në Çair edhe përkundër disavantazhit që kishte gjatë pjesës së parë, në fund shënoi fitore 3:1 përballë Akademia Pandevit, ndërkohë Struga Trim Lum falë golave të shënuar nga Valentin Koçoski dhe Nijas Lena gjatë pjesës së dytë, mundi kampionët në fuqi të Shkëndijës, që në këtë mënyrë lëshuan një rast tjetër të artë të afrohen sa më shumë kreut.

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në Kratovë, ku Sileksi dhe Vardari në fund barazuan me rezultatin 2:2, Renova fare në fund dështoi të marrë fitoren ndaj Makedonija GJ.P, skuadër kjo që falë golit të Dejan Bllazhevskit në minutat e fundit të takimit nga Tetova u rikthye me barazim 1:1, teksa “gjipspunuesit” kishin avansuar në minutën e 54-të me anë të Remzifaik Selmanit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin më të madh të vendit, arenën “Todor Proeski”, Rabotniçki ashtu edhe siç pritej me shifrat 2:1 ngadhnjeu ndaj Borecit.

Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet e kësaj jave nisën me 1 minutë heshtje për nder të viktimave në Shqipëri, vend ky që u kaplua nga një tërmet shkatërues gjatë ditës së djeshme.

LPFM – Java XVI

Struga TL 2:1 Shkëndija
FC Shkupi 3:1 Ak.Pandev
Renova 1:1 Makedonija GJ.P
Sileksi 2:2 Vardari
Rabotniçki 2:1 Boreci

Leave a Reply