Napoli fiton pas 8 ndeshjeve falë shkupjanit Elif Elmaz (VIDEO)

Elif Elmaz ka rezultuar deçiziv sonte në fitoren 2:1 të Napolit në transfertën ndaj Sasuolos, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani realizoi golin e fitores në minutën e 94-të, kur me kokë shënoi nga afërsia.

Për Napolin ishte kjo fitorja e parë pas plotë 8 ndeshjeve. Për herë të fundit “napolitanët” kishin mundur Veronën me 19 tetor.

Ndryshe “napolitanët” deri tek fitorja erdhën vetëm gjatë pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Napolit (1:0) falë golit të shënuar nga Gtraore (29’).

Alan në të 57-tën barazoi shifrat në 1:1, derisa Elif Elmaz në minutën e 94-të shënoi golin debutues me fanellën e Napolit, skuadër kjo që pas 17 xhirove renditet në pozitën e 8-të me 24 pikë.

Sa i përket Sasuolos, kjo skuadër me 19 pikë renditet në pozitën e 13-të.

Leave a Reply