Reali e huazon te Milani serbin Luka Joviç!

Drejtuesit e Realit të Madridit kanë mbetur të zhgënjyer me serbin Luka Joviç, të cilin tashmë kanë vendosur ta huazojnë në Italia.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, ish-sulmuesi i Ajntrahtit të Frankfurtit gjatë merkatos së janarit do të transferohet te Milani.

Për momentin nuk ka asgjë nga transferimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe “Rosonerët” e shohin Joviçin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Joviç ka luajtur 13 ndeshje me Realin këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një gol ndaj Leganes.

Mbetet të shohim nëse Joviç do të rikthehet në formën e tij më të mirë duke u transferuar te Milani.

Leave a Reply