Jasir Asani sot zhvilloi ndeshjen e fundit me Partizanin

Çdo fillim e ka një fund. Kështu e kishte nisur shkrimin e tij Jasir Asani, i cili sot zhvilloi ndeshjen e fundit të fundit me Partizanin, shkruan “infOSport.mk”.

Shkupjani nga janari i vitit 2020 do ti bashkohet skuadrës suedeze të AIK Stokholm, te e cila skuadër fillimisht do të luaj në formë huazimi deri në qershor, që më pas të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë.

Çdo fillim e ka një fund. Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Partizanin. Largohem duke lënë pas kujtime të bukura, por mbi të gjitha miq të shumtë, të cilët kanë qenë si një familje për mua në këtë udhëtim, ku arritëm të shpalleshim kampion. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar të rritëm si futbollistë, e të përmirësohem në çdo drejtim. Ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme për karrierën time aventura tek Partizani. Uroj sa më shumë suksese për demat e kuq në të ardhmen dhe jam i bindur se ai titull i fituar në 12 majin e 2019-ës është fillimi i një rrugë të suksesshme plot trofe.🙏🏿 – kishte shkruar shkupjani Asani në profilin e tij në “facebook”

24-vjeçari Asani te Partizani u transferua shtatorin e vitit 2017-të nga rradhët e Pobedës së Prilepit, ndërsa brenda 15 muajve të kaluar te skuadra nga kryeqendra shqiptare, ai zhvilloi gjithsej 85 ndeshje, duke regjistruar edhe 16 gola dhe 11 asiste. Gjatë stinorit vjeshtorë, Asani regjistroi 18 paraqitje në të gjitha garat dhe 4 gola të shënuar, 3 prej të cilëve në kampionat dhe 1 në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.

 

Leave a Reply