Festa e “Shvercerëve” dhe “dëmet” në teatrin kombëtar: Zaev: Dëmi duhet të kompensohet

Ende nuk dihet se kush do të kompensojë dëmet e bëra në tetarin kombëtarë maqedonas gjatë festës me rastin e 30-vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Shvercerat”.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev thotë se patjetër duhet të ketë sanksione, me qëllim që në të ardhmen gjëra të tilla të mos përsëriten.

Ka mbetur që Ministria e Kulturës të vendosë nëse do të ngre apo jo procedurë disciplinore ndaj drejtoreshës së teatrit që lejoi “Shvercerët” të hyjnë në teatër pa sqaruar më parë se për çfarë manifestimi bëhej fjalë.

“Vendimi qeveritar është që patjetër të kompensohet dëmi i shkaktuar. Poashtu ka rekomandime që ministri i kulturës të inicojë procedurë disciplinore ndaj drejtoreshës së Teatrit Kombëtar maqedonas që nuk e ka formailuzar vendimin për shënimin e jubileut të tigo grupit “Shvercerët” dhe patjtër të ketë sanksione që të mos përseriten ngjarje të tilla” – u shpreh Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Leave a Reply