Shkëndija me dekaden më të suksesshme në histori

Me përcjelljen e vitit 2019 mbyllet dekada e katërt e Shkëndijës e cila në aspekt të ecurisë rezulton më e suksesshmja në historinë e klubit kuqezi. Nëse tre dekadat paraprake ishin luftë për ekzistencë plotë me barriera të ndryshme, dhjetëvitëshi i fundit solli një Shkëndijë që menaxhoi të shndërohet në forcë të vërtetë në futbollin vendorë.

Kuqezinjtë prej vitit 2011 deri në 2019 kanë koleksionuar 6 trofe në skenën vendore, prej të cilave tre herë kampionë të vendit (2011, 2018 dhe 2019), dy Kupa (2016 dhe 2018) dhe një Super Kupë (2011).

Krahas titujve skuadra kuqezi numëron 8-të pjesëmarrje në eliminatoret e Kupave të Europës, prej të cilave tre herë në Champions. Vitet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare ishin ato të 2016, 2017 dhe 2018 kur Shkëndija tre herë rresht luajti në play off të UEFA Europa League, duke u përballur me gjigandë europianë si Milani, Red Bull Salzburg, Gent, Rosenborg, etj.

Leave a Reply