Gjigandët gjerman, Bajerni dhe Dortmundi në garë për talentin anglez!

Dy skuadrat gjigande gjermane, Bajern Munihu dhe Borusia Dortmundi janë vënë në garë për shërbimet e talentit angleze të Birmnigamit, Jude Bellingham, raporton anglezja “Mirror”.

16-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane pasi ka shpërthyer në ekipin e parë të ekipit që aktualisht luan në “Championship”.

Megjithatë Bajerni dhe Dortmundi nuk janë skuadrat e vetme të interesuara për këtë talent, pasi me shumë vëmendje paraqitjet e tij tashmë një kohë më të gjatë po i përcjellin edhe dy skuadrat angleze, Mançester Junajtedi dhe Arsenali.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej këtyre skuadrave të lartëpërmendura do të bind këtë talent për të ndryshuar mjedij, edhe pse ekziston mundësia që lojtari të rinovojë me klubin aktual për t’u rritur akoma më shumë.

Leave a Reply