Suarez: Nuk duhet fajësojmë vetëm Valverden për disfatën e mbrëmshme

Luis Suarez ka mbajtur anën e trajnerit Ernesto Valverde, pas humbjes së mbrëmshme të Barcelonës (2:3) në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletiko Madridit.

Uruguaiani ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, i cili tashmë po përballet me kritika të reja, pas dëshpërimit në Arabinë Saudite.

Suarez ka thënë se Valverde nuk është personi që duhet fajësuar pas asaj disfate, që Barcelona e përjetoi vetëm në 10 minutëshin e fundit të takimit.

“Valverde nuk është personi për t’u fajësuar, gabimet ishin tonat dhe ne nuk duhet t’i bëjmë ato” – ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Unë nuk e di nëse ato janë humbje që na ndihmojmë të rritemi, por kjo humbje tregon se ka gjëra për t’u përmirësuar” – ka shtuar uruguaiani, i cili mbrëmë nuk arriti të shënojë në rrjetën e Oblak, i cili u mposht nga Messi dhe Grizman.

E ardhmja e Valverde tashmë është vënë në një pikëpyetje edhe më të madhe. Raportohet se bordi drejtues i Barcelonës do të mblidhet të hënën për të vendosur rreth të ardhmes së spanjollit.

Me të madhe në mediat “iberike” flitet se Valverde mund të zëvendësohet nga Ronald Kuman, një ish futbollistë i Barcelonës.

Leave a Reply