Konor sonte rikthehet në oktagon

Konor MekGregor do të rikthehet në oktagon, aty ku për herë të fundit luftoi në vitin 2018-të me Khabib Nurmagomedov. Që pas asaj disfate, irlandezi nuk ka pasur ndonjë luftë tjetër, ndërsa sonte do të mas forcat me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246.

Lufta në fjalë do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit, aty ku UFC ka organizuar plotë 13 duele, derisa sfida kryesore, pra përballja MekGregor-Cerrone pritet të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës sipas kohës sonë lokale.

 

Leave a Reply