Goli i Rebiç e çmend Krudelin! (VIDEO)

Ticiano Krudeli, tashmë është një emër i njohur për gjithë tifozët e futbollit, e sidomos atyre që bëjnë tifo për Milanin. Tifozi i zjarrtë i Milanit ka përjetuar një tjetër ndeshje plot emocione dhe nuk është përmbajtur nga fitorja e “kuqezinjëve” të dielën ndaj Udinezes (3:2) në “San Siro”.

Festë e madhe dhe ulërima te “perla” e Teo Hernandez, goli i dytë për Milanin, me të cilin “kuqezinjtë” për herë të parë avansuan ndaj Udinezes, teksa Krudeli shpërthen në lot gëzimi te goli i dytë personal i Ante Rebiç, dhe i treti për Milanin në minutat shtesë, kur njëherit “rossonerët” shënuan edhe golin e fitores dhe 3 pikëve të reja.

Periudhë kjo e bukur për Krudelin, por edhe tifozët e shumtë të Milanit, që i gëzohen fitores së tretë radhazi midis kampionatit dhe Kupës së Italisë. Rikujtojmë ata mundën Kaljarin 2:0 në transfertë, për të mundur në mesjavë në kuadër të Kupës, ekipin e SPAL me rezultatin 3:0, ndërsa tashmë fitorja e tyre ndaj Udinezes, ishte më e vështirë, por gjithsesi shumë më e ëmbël, pasi erdhi në minutat shtesë të takimit.

Leave a Reply