Interi kalon në gjysmëfinale, eliminon Fiorentinën në debutimin e Eriksen (VIDEO)

Interi është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në kuadër të Kupës së Italisë, pasi sonte në çerekfinale eliminoi Fiorentinën, njofton “infOSport.mk”.

Interi shënoi fitore 2:1 sonte në “Xhuzepe Meaca”, duke siguruar biletën e fundit për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Napolin e Elseid Hysajt dhe Elif Elmaz.

Kandreva shënoi golin e parë për “zikaltërit”,  edhe atë vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë.

Fiorentina barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 60-të falë golit të ish juventinit Kaseres, ndërsa për fitoren e Inter u përkujdes Barella në minutën e 67-të.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Juventusi dhe Milani.

Leave a Reply