Nesër Shkëndija zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese në Turqi

Shkëndija përgatitet me ritëm të shtuar në tokën turke, ndërsa të enjten zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese të kësaj faze, përballë MFK Karvina nga Republika Çeke.

Kuqezinjtë sot lënë pas ditën e shtatë të përgatitjeve dimërore në Antali të Turqisë dhe skuadra ndjen impaktin e intensitetit të lartë që imponon stafi teknik.

Nga dy seanca stërvitore në ditë, të kombinuara me ushtrime force, kondicionale dhe punë tekniko-taktike në terren është “menuja” e përditshme e kuqezinjëve, të cilët nesër do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese në Antali, kësaj rradhe me ekipin çek të MFK Karvina.

 

Leave a Reply