E bujshme, Laçi arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Atletiko Madridit

Laçi ka bërë një transferim mjaft të bujshëm në ditën e fundit të merkatos së janarit në Superligën shqiptare. Skuadra laçiane ka arritur marrëveshje me ish futbollistin e Atletiko Madridit, Dembabaki Jomba.

Bëhet fjalë për një sulmues me pasaportë amerikane (njësoj si Kirian Nuabueze), por me origjinë nga Sierra Leone, i cili këto ditë pritet që të “zbarkojë” në Shqipëri dhe ti bashkohet skuadrës së Laçit.

E veçantë është se Jomba, që ka nofkën “Boksi”, është produkt i akademisë së Atletiko Madridit, duke luajtur deri 19 vjeç me ekipin spanjoll, madje ka debutuar edhe në Ligën e Kampioneve për të rinj.

Në tri vitet e fundit ai ka qenë pjesë e Orlando B. dhe Reno FC në Amerikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply