Kupa e Mbretit, Barcelona dhe Reali mësojnë rivalët për fazën çerekfinale

Vetëm pak çaste më parë është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë, njofton “infOSport.mk”. Fati deshi që Barcelona në këtë fazë për kundërshtarë të ketë Atletik Bilbaon, teksa Reali i Madridit do të luaj me Real Sociedadin e Adnan Januzajt.

Fituesi i edicionit të kaluar, Valencia do të përballet me Granadan, ndërkohë Viljareali për kundërshtarë do të ketë ekipin e Mirandes.

Ndeshjet çerekfinale në program janë me datë 5, 6 dhe 7 shkurt.

Kupa e Mbretit

Ndeshjet çerekfinale

Real Madrid-Real Sociedad
Athletic Bilbao-Barcelona
Granada-Valencia
Mirandes-Villareal

Leave a Reply