Vesterlo bashkë me Basilio Ndong prezanton edhe një tjetër futbollistë

Skuadra e Vesterlos ka konfirmuar transferimin e Basilio Ndong nga rradhët e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë skuadra belge ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare, përmes së cilës gjithashtu ka konfirmuar edhe marrëveshjen me 19-vjeçarin Yunusa Oëolabi Muritala. Me të dy këta futbollistë Vesterlo ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2023.

Sa i përket Muritala, bëhet fjalë për një futbollistë sulmues, i cili te Vesterlo vjen nga rradhët e skuadrës turke të Goztepe.

Kujtojmë Vesterlo ditë më parë përforcoi rradhët e saja edhe me turkun Barësh Aliçi  dhe belgun Simon Paulet, i cili erdhi nga rradhët e skuadrës angleze të Suonsit.

Vesterlo aktualisht garon në ligën e dytë të Belgjikës, mirëpo me gjasa reale që të rikthehet në Superligë.

Ata stinorin pranveror e nisën me disfatë, teksa u mundën në transfertën ndaj Bershot, me ç’rast pas 24 javëve renditen në pozitën e 3-të me 40 pikë, dy më pak se skuadra kryesuese e Virton që ka edhe një ndeshje më pak, atë të ditës së nesërme kundër Lommel SK.

Leave a Reply