Ofertë identike për Ibraimin nga Partizani dhe FC Shkupi! Cila do jetë zgjidhja e kërçovarit

Besart Ibraimi është një emër mjaft i lakuar në merkaton e kësaj vere, teksa i njëjti përveç në Maqedoni, por kërkohet edhe në Shqipëri, shkruan “infOSport.mk”.

Siç kemi njoftuar edhe javë më parë, skuadra e Partizanit është skuadra e parë që ka kontaktuar bomberin kërçovarë, edhe atë menjëherë pas përfundimit të kontratës me Ksantin në muajin maj, ndërsa kontakte gjithashtu ka pasur edhe nga FC Shkupi, skuadra kampione në fuqi e vendit tonë, që dëshiron të krijoj një skuadër mjaft të fortë edhe për garat europiane.

Kujtojmë FC Shkupi do të na prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërkohë Partizani do të luaj në ndeshjet e Ligës së Konferencës. Pikërisht kjo ka qenë një ndër kërkesat e Ibraimit për t’iu bashkuar Partizanit, nëse kjo e fundit siguronte Europën, mirëpo që tash “demat e kuq” kanë bërë një gjë të tillë, në mes është edhe FC Shkupi, që gjithashtu josh Ibraimin.

Për më tepër, informacionet tona flasin se edhe Partizani, edhe FC Shkupi, Ibraimit i kanë ofruar një pagë mujore prej 5.000 eurove, ashtu që tashmë gjithçka është në duart e Ibraimit.

Do të pranojë të luaj për herë të parë në Shqipëri, apo do të kërkoj sërish të luaj në futbollin tonë vendor, ku do të përmirësonte edhe më shumë rekordin e golave të shënuar në LPFMV. Kujtojmë Besart Ibraimi aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin tonë vendor!

Leave a Reply